Celebrities

Një dasmë kosovare së shpejti?! Gashi paska ndërmend të martohet?

Ai është është një nga shqiptarët më të njohur ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për reperin Gashi. Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale. Madje, ai ka shprehur edhe dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare. Së fundmi, reperi ka publikuar në Instastory një video të shkëputur nga një dasmë dhe thotë se ajo e tija do të mbahet në Kosovë.

Dasma ime do të mbahet në Kosovë, të gjithë janë të ftuar!

Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij. Momentalisht nuk e dimë nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.

Rikujtojmë, se disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën. Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting.