Celebrities Gossip Showbiz

Një dasmë pa telefona në ditët e sotme… Nicola Peltz poston ‘foton e vetme të dasmës’!

Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, kanë zbuluar se sa e vështirë ka qenë për një ditë martese pa smartphone. Duke përdorur profilin e saj në Instagram, Nicola Peltz-Beckham ndau një foto të dy telefonave celularë, të cilat u dhanë fansave një pamje nga prapaskenat e dasmës luksoze.

Telefonat ishin me kapakë dhe të kujtonin shumë vitet e shkuara, dhe ishin larg nga ato që përdoret sot gjerësisht. Ajo postoi një foto të dy telefonave në faqen e saj, ku etiketoi llogarinë e burrit të saj, dhe shkroi:

Telefonat tanë të dasmës dhe fotot e vetme personale që bëmë.

Para festimeve të dasmës, nusja dhe dhëndri kërkuan që të ftuarit e tyre të mos postojnë asnjë foto në rrjetet sociale nga dasma. Rregulli u vendos për të lejuar që fotografët dhe videografët e Vogue të kapnin një përzgjedhje të kuruar nga dita e madhe. Fotografitë dhe videot profesionale të kapura u ngarkuan më pas në kanalet sociale dhe faqen zyrtare të Vogue, sipas marrëveshjes me çiftin. Në atë kohë një burim i tha MailOnline tha:

Është një ngjarje e bukur, jo shumë e madhe. Ka siguri të rreptë dhe qindra të ftuarve u është kërkuar që të mos ndajnë fotot e nuses dhe dhëndrit pasi ata kanë një marrëveshje ekskluzive me Vogue, që do të vendosë foto në faqen e tyre.