Celebrities Gossip Showbiz

Një këngë që nuk do ta publikojë kurrë? Rina Balaj mund të ndryshojë mendje…

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 4 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila prej mëse dy vitesh ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

E mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.

E duket se edhe këtë vit të ri, këngëtarja e ka nisur me energji dhe projekte të reja. Disa ditë më parë, bukuroshja ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqej teksa interpretonte një copëz nga një demo e papublikuar, ku gjithashtu u shpreh se ndjekësit e saj mund të dëgjonin vetëm refrenin pasi nuk do të publikohej kurrë.

Mirëpo, duket se ndjekësve të saj ju ka pëlqyer shumë ky fragment dhe i kanë kërkuar Rinës ta publikojë. Epo, mund të themi se mund ta kenë bërë artisten të ndryshojë mendjen, pasi disa orë më parë me anë të një Instastory, ajo tregoi se ka pasur shumë komente dhe dashamirësit e saj po e bëjnë që të publikojë këngën e plotë.

7 mijë komente, tani po më bëni që ta publikoj këngën