Botë e Çuditshme Love & Sex

Një kontratë paramartesore kaq të pazakontë sa kjo, vështirë se mund të keni hasur!

Një çift në Indi kanë nënshkruar një marrëveshje të çuditshme paramartesore në dasmën e tyre, duke përcaktuar se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë. Nusja e quajtuar Shanti dhe dhëndri Mintu nënshkruan një premtim ‘romantik’ që përfshin edhe konsumimin e një pice në muaj dhe çdo ditë ushtrime në palestër.

Kërkesa të tjera në kontratë përfshinin detyrimin për të bërë një fotografi të mirë në çdo festë, të bërit shopping pas çdo 15 ditësh dhe të qendruarit vonë jashtë natën, por vetëm me njëri-tjetrin. Në video, të sapomartuarit vendosin stilolapsat e tyre në një copë kartoni të madhe me fjalën “kontratë”.

Rregulla të tjera përfshinin edhe një pjatë tradicionale indiane të quajtur ‘ghar ka khana’. Ata gjithashtu u zotuan të veshin çdo ditë një sari, veshje tradiicionale në Indi dhe mëngjesi i së dielës të jetë patjetër ‘tum banaogay’. Thuhet se këtë kontratë e krijoi nusja e, dhëndrit nuk i mbeti gjë tjetër që të bënte përveç se të binte dakord.

Marrëveshjet paramartesore nuk janë të ligjshme në Indi, ku ligji nuk e konsideron martesën si kontratë, por disa familje ende e lidhin një të tillë. Ajo synon t’i tregojë qartazi gruas se çfarë do të merrte në rast të shkurorëzimit.

Nuk bëhet shaka me burrin gjatë dasmës. Të paktën, jo në Uzbekistan. Vendi ish-sovjetik në Azi ka qenë protagonist disa herë i disa videove skandaloze, ku dhuna ndaj grave evidentohet edhe në ditën që mendohet si më e bukura në jetën e tyre. Video, që është bërë virale ditët e fundit, tregon çiftin që në bashkëpunim me dëshmitarët ishte duke argëtuar të ftuarit me një lojë shpejtësie tradicionale.

Fituese doli nusja, e cila nuk pati kohë të gëzonte mes të qeshurave të të pranishmeve, sepse mori një goditje të fortë pas koke nga bashkëshorti i saj, i cili duket sikur nuk interesohet për gjendjen e saj, por sheh në forme sfide të afërmit.

Rikujtojmë, se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.

Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e duke u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën rreth 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.