Tech

Një krater i ri shihet në Hënë pas përplasjes misterioze të raketës!

Sateliti i tokës tashmë ka dy kratere të reja mbi trup. Këtë njoftim ka bërë mbrëmjen e djeshme NASA, e cila ka zbuluar se më 4 mars, Hëna është goditur nga disa mbetje hapësinore duke krijuar kështu, një krater të dyfishtë. Bill Gray, kërkues i pavarur i dinamikave orbitale, ishte i pari që zbuloi se një objekt i panjohur do të godiste sipërfaqen e satelitit të shndritshëm.

Kjo është hera e parë që mbetje të tilla, të dërguara në hapësirë nga njeriu, godasin Hënën në një trajektore të papërcaktuar nga shkencëtarët, prandaj gjysma e bishtit të një rakete, i ka lënë studiuesit të habitur. Këta të fundit kanë pohuar se e prisnin që një përplasje e tillë të ndodhte, por jo me kaq shumë forcë sa për të krijuar dy gropa të mbivendosura në atë formë. Krateret e reja, njëri me diametër 16 metra ndërsa tjetri 18, kanë ngritur edhe njëherë debatin mes shkencëtarëve të NASA-s, lidhur me rrezikun që mund të sjellin mbetjet e harruara në hapësirë.

Ndërkaq, a e keni menduar ndonjëherë se cilët janë peisazhet më të pabesueshëm në Sistemin Diellor? David Rothery, profesor universitar i gjeologjisë planetare, ilustron në një artikull në “The Conversation” pesë vendet, sipas mendimit të tij, më spektakolarët jashtë planetit tonë. Kanione të thella, dete magjike, kratere gjigante. Një përzgjedhje e vendeve të mrekullueshme në Sistemin Diellor.