Celebrities Gossip Showbiz

Një mesazh zanor nga Donaldi, ja çfarë i tregon ai Romeos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm pak më parë një helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV3” për Romeon. E këtë herë nga fansi i tij më i zjarrtë, binjaku i tij Donaldi, i cili ka hedhur nga helikopteri karafila për vëllain e tij. E jo vetëm kaq disa metra larg shtëpisë me anë të disa bokseve, Romeo ka marrë një mesazh zanor nga Doanldi, i cili i thotë:

Donald: E di që nuk ka qenë e lehtë për ju prandaj ju uroj suksese të gjithëve gjysma ime ti je shembulli i vërtetë i forcës dhe kampion i durimit, kampion në sytë e mi, I love you

Është vënë re se ish-partneri i Heidit, me të cilin pati një romancë në Grande Fratello, aktori italian Massimiliano Varrese i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.