Celebrities Gossip Showbiz

Një takim kaq familjar… Einxhel Shkira prezantohet me të afërmit e Dj DAGZ!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënie mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Ashtu si kanë postuar dhe pak më parë disa video ku Dagz na ka zbuluar se ka prezantuar familjarët e tij me partneren e zemrës. Takimi mes tyre është bërë në një restorant dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne pamjet më të bukura që na tregojnë se gjërat mes dyshes po bëhen shumë serioze dhe shumë shpejt mund të dëgjojmë për një hap më shumë mes tyre.

Marrëdhëniet mes banorëve kanë qenë shpesh të komentuara dhe dukeqenëse jemi mësuar që shumica prej shoqërive të krijuara brenda shtëpise luhaten jashtë saj, duket se e kundërta ka ndodhur mes Beatrixa-s dhe Einxhel. Gjatë spektaklit, dy bukuroshet nuk kishin marrëdhënie dhe aq të mira me njëra-tjetrën, por së fundmi në rrjetin social ‘Twitter’ kanë dedikuar fjalët më të mira për njëra- tjetrën.