Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër problem lind mes Kim dhe Kanye! Reperi ka një pakënaqësi lidhur me North…

Kanye West ka pohuar se vajza e tij North po poston në TikTok kundër vullnetit të tij në një postim të ri shqetësues në Instagram duke ndezur më shumë dramë mes tij dhe ish-gruas Kim Kardashian. Herët në mëngjes të së premtes, reperi 44-vjeçar shpërndau një foto të North në Instagram duke pyetur në mbishkrimin:

Meqë ky është divorci im i parë, dua të di se çfarë duhet të bëj që vajza ime po poston në TikTok kundër vullnetit tim?

Kjo vjen vetëm një muaj pasi Kanye deklaroi në një podcast se ai nuk donte që North të shfaqej në platformën e mediave sociale, duke thënë:

Unë nuk jam atje për ta miratuar atë.

Postimi tregon një filmim të North në një video të TikTok që u postua në shërbimin e rrjeteve sociale tre ditë më parë nga llogaria zyrtare e saj. Në videon origjinale, si North ashtu edhe nëna e saj Kim shfaqen duke lëvizur kamerën dhe duke sinkronizuar buzët me një këngë, duke tërhequr mbi 1.4 milionë pëlqime nga fansat.

Kim dhe Kanye, të cilët aktualisht po ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre North, Saint, Chicago dhe Psalm, kanë patur jo pak herë debate me njëri-tjetrin gjatë kohëve të fundit. Muajin e kaluar, Kanye dha një intervistë të nxehtë, ku la të kuptohet se Kim po e pengonte disi ose po ia bënte të vështirë të shihte fëmijët e tyre.