Celebrities Gossip Showbiz

Një vit më parë Einxhel Shkira ndodhej në sallë operimi, por sot…

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Ditën e sotme Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa sot një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.

Si sot një vit më parë kam qenë në sallë operimi duke shpresuar që krahu të më rikthehej si më parë … Pas ndërhyrjes shpresat ishin të pakta…por dëshira për të të mbajtur ty në krahë është më e madhe se çdo dhimbje që kam ndërsa dashuria për ty më shëron çdo ditë duke më dhënë forcë të të ngre në krahë sa herë ke nevojë për mua. 

Deri më tani fotot me djalit e tyre kanë qenë shumë të rralla dhe Einxhel me Dagz ende nuk dëshirojnë që ta publikojnë portretin e tij. Vetëm pak më parë Einxhel ka postuar disa foto familjare të tyre, duke na treguar se ditën e sotme kanë dalë të tre për një shëtitje.

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ dhe afërsisht një muaj që kur djali i tyre erdhi në jetë. Së fundmi bukuroshja ndau me ne një video me disa momente shumë të ëmbla gjatë ditëve të para të vogëlushit të tyre.