Fashion

Njihuni me xhaketën më të famshme në Instagram!

E gjithë vëmendja është te “The Attico”, një shtëpi mode e themeluar nga Gilda Ambrosio dhe Giorgia Tordini, dy nga italianet me shijet më elegante. Xhaketa e tyre e famshme tërheq vëmendjen jo vetëm për ngjyrën e gjelbër neon të ndritshme, por edhe për siluetën e saj mbresëlënëse.

Çmimi i xhaketës është 1,311 dollarë

Xhaketa klasike është bërë nga leshi elastik, me një siluetë jashtëzakonisht të gjerë në shpatulla që ngushtohet në mënyrë të barabartë poshtë. Kjo veshje u bë e preferuara e stilistëve për modelin e saj të guximshëm dhe ngjyrën e saj që rrezaton pranverë.

Prej disa kohësh, ne jemi duke ëndërruar rrezet e diellit që sjell pranvera. Xhaketa e gjelbër e Attico është bërë një simbol i këtij optimizmi, duke depërtuar në garderobën e çdo vajze që ndjek më së shumti modën në Instagram.

Nuk mendoni edhe ju se është xhaketa perfekte?!