Celebrities Fashion

Nuk dini çfarë fustanesh të vishni këtë sezon vjeshte?! Katie Holmes vjen me idenë gjeniale!

Një fustan slip është një domosdoshmëri e pamohueshme në çdo gardërobë. Veshja minimaliste ka qenë një element kryesor i veshjeve të çdo vajze për dekada. Së fundmi, një tjetër personazh i famshëm me stil e konfirmoi këtë. Aktorja Katie Holmes veshi një fustan të zi për të marrë pjesë në festimin e 50-vjetorit të Bulgari në New York. Aktorja mbërriti në Aman Jazz Club dhe menjëherë mahniti turmën me pamjen e saj të thjeshtë por elegante.

Fustani i gjatë i zi i Holmes përmbante rripa shumë të hollë dhe një dekolte V. Fustani ishte i një prej markave të saj të preferuara të të gjitha kohërave, Khaite, të cilin aktorja e ka veshur pothuajse pa ndërprerje që nga viti 2019.

Për t’i dhënë veshjes një ndjesi vjeshtore, aktorja shtoi një palë çizme të zeza me majë katrore deri tek gjuri. Më në fund, ajo e kompletoi pamjen e saj me një përzierje bizhuterish duke përfshirë një gjerdan Bulgari dhe një orë ari që mbështillej rreth kyçit të majtë.

Rikujtojmë, se pak muaj më parë Katie bëri publike romancën e saj më të re teksa u pa duke u puthur me muzikantin Bobby Wooten III në një shëtitje të tyre rrugëve të New York-ut. Dyshja e njohur u kapën duke marrë trenin për në Upper East Side për të vizituar Muzeun Solomon R. Guggenheim, ku u panë duke i dhuruar puthje njëri tjetrit përpara se të shkonin brenda. Rikujtojmë, se Katie ka qenë gjithashtu e lidhur më parë me Jamie Foxx për vite me radhë pas divorcit të saj nga Tom Cruise, me të cilin ka vajzën Suri Cruise, 16 vjeçe. Holmes dhe Foxx u ndanë në vitin 2019.