Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Nuk ishte në listën e nominimeve të Oscars për aktoren më të mirë, Margon Robbie thyen heshtjen për “Barbie”!

“Akademia e Artit dhe Shkencës së Kinematografisë”, organizata përgjegjëse për zhvillimin e ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, ndryshe njohur si “The Oscars” ka shpallur nominimet për edicionin e 96-të të eventit. Të nominuarit do të kenë kohë deri më datën 5 Mars ( data e supozuar për mbylljen e votimit për zgjedhjen e fituesve) për të lobuar fort mbi nominimin e tyre nëpërmjet fushatave të ndryshme publicistike, angazhimit masiv me organizatën dhe aktivitetet e saj, gjithashtu dhe me “peshkimin” e kolegëve, të cilët janë anëtar të Akademisë dhe kanë të drejtë vote.

Nominimet nuk është se krijuan ndonjë habi të madhe, pasi zakonisht emrat e lakuar për çmimet “Oscar” janë po të njëjtët me ato të “Golden Globes” apo “Critics Choice”, eventet prestigjoze që çelin sezonin e ndarjeve të çmimeve në Hollywood, i cili përfundon pikërisht, këtë vit mbrëmjen e 10 Mars-it, me natën gala të çmimeve “Oscar”.

Së fundmi Margot Robbie ka folur mbi polemikat që u shfaqën pasi ajo nuk mori një nominim për aktoren më të mirë për filmin “Barbie” dhe Greta Gerwig u hoq nga gara për regjisoren më të mirë. Në një shfaqje speciale të filmit në SAG më 30 janar ajo u shpreh:

Nuk ka asnjë gjë për t’u trishtuar kur e di se jemi të bekuar. Natyrisht që unë mendoj se Greta duhet të nominohet si regjisore, sepse ajo që ka bërë është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë.

Në fakt, Margot u mrekullua se sa “e pabesueshme” ishte që filmi mori tetë nominime.

Ne vendosëm të bëjmë diçka që do të ndryshonte kulturën. Dhe kjo tashmë është bërë. Shumë më tepër se sa kemi ëndërruar ndonjëherë. Dhe ky është me të vërtetë shpërblimi më i madh që mund të dalë nga e gjithë kjo.

Teksa Margot po e merr kaq lehtë si situatë, aktorët e saj të “Barbie” shprehën zhgënjimin e tyre për heqjen e saj nga lista e aktores më të mirë. Ryan Gosling, i cili fitoi një nominim për aktorin më të mirë në rol dytësor, në një deklaratë për E! News tha se:

Nuk ka Ken pa Barbie dhe nuk ka asnjë film Barbie pa Greta Gerwig dhe Margot Robbie. Dy njerëzit më përgjegjës për këtë film historik.