Film & Tv Showbiz

“Nuk kanë kërkuar leje për serialin”/Babai i vrasësit famëkeq Jeffrey Dahmer kundër Netflix!

Së fundmi, babai i vrasësit famëkeq Jeffrey Dahmer po konsideron të padisë Netflix për serialin rreth djalit të tij. Lionel thuhet se është i mërzitur që nuk u kontaktua kurrë në lidhje me serialin, i cili u publikua në muajin shtator. Dahmer ishte gjithashtu i acaruar që Netflix nuk kërkoi kurrë leje për të përdorur regjistrimet në kasetë nga ekipi ligjor i djalit të tij të përdorura në dokumentarin “Conversations with a Killer: The Jeffrey Dahmer Tape”.

Lionel ka refuzuar të flasë që nga publikimi i serialit të Netflix por raportohet se është i acaruar pasi fansat e Jeffrey janë shfaqur në pronën e tij. Ndihmësi i Dahmer i cili dëshironte të identifikohej vetëm si Jeb, tha për ‘The Sun’ se ai ka vendosur të armatoset për mbrojtje. Dahmer ishte më parë në qendër të vëmendjes pasi djali i tij u arrestua në vitin 1991. Ai botoi “A Father’s Story”, për Jeffrey Dahmer në vitin 1994. Libri u publikua vetëm disa muaj përpara se Dahmer të goditej në burg nga Christopher Scarver.

Rikujtojmë, se seriali “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” është bërë një nga serialet më të shikuar të Netflix duke kaluar 500 milionë shikime në pak ditë e duke lënë kështu pas serialet e tjera të famshme të platformës: “Squid Game” dhe “Bridgerton”. “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” tregon vrasjet e Jeffrey Dahmer në 10 episodet e tij. I krijuar nga Ryan Murphy, seriali bazohet në historinë e vërtetë të njërit prej vrasësve serialë më famëkeq në SHBA, i cili i hante viktimat e tij. Ky serial debutoi në 21 shtator dhe u pa nga 196,2 milionë persona.

Ndërkaq, një nga viktimat e Dahmer ishte Toni. Së fundmi, Shirley Hughes, nëna e të ndjerit, tha se kostumet e reja të Halloween në formën e vrasësit janë shqetësuese dhe shkaktojnë shumë trauma në familjet e viktimave. Çështja shkaktoi reagime në Twitter me disa përdorues që sulmuan Netflix për rikthimin e historisë së vrasësit. Shirley Hughes ka thënë tashmë se gjërat nuk ndodhën ashtu siç i portretizon seriali i Netflix.