Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mund të qëndronte pa i hedhur një ‘thumb’, ja ‘mesazhi’ që i la Mozzik Loredanës në bashkëpunimin me Kidën!

Para pak ditësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.

Megjithatë, duket se si shumë artistë të tjerë që po bëjnë strategji dhe ‘lojëra’ me publikun për të fituar më shumë vëmendje para se të publikojnë bashkëpunimet e tyre, ashtu kanë bërë dhe Mozzik me Kidën dhe këtë e ka zbuluar vetë reperi pak orë më vonë.

E teksa ditën e djeshme u publikua ‘Forever Together’, duket se reperi nuk ‘e ka kursyer’ në videoklipin e këngës së re një ‘thumb’ për ish- partneren e tij, Loedanën. Kënga ishte një lloj filmi i metrazhit të shkurtër pasi bëhet fjalë për afro shtatë minuta interpretim. Në një fletë të bardhë ishte shkruar: Ish-të dashurat e Mozzikut (Djellza, Erza dhe Blerta).

Kjo duket se ishte një kundërpërgjigje për Lorin, e cila në projektin “Kriminele” me Yll Limanin përmendi të njëjtat vajza. “Lshoja ti, Diellzës, Erzës ose edhe Blertës po më duket se po harron që jam super kriminele.”

Pas ndarjes përfundimtare me Loredanën, kjo e fundit shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Por, si ka reaguar Mozzik, babai i vogëlushes së saj 4- vjeçare lidhur me këtë lajm që po bën xhiron e rrjetit? Ai ka ndarë me ndjekësit një postim ‘tallës’ kundrejt partnerit të ri të reperes.