Celebrities Music Showbiz

Nuk po e kuptojmë fare! Kanye West tërhiqet edhe nga eventi tjetër më i rëndësishëm pas “Grammy Awards”!

Më pak se dy javë na ndajnë nga një tjetër event si ai i “Coachella” ndërkohë artisti Kanye West është tërhequr nga shfaqjet e tij të planifikuara dhe këtë e konfirmon një burim për PEOPLE. Reperi, 44 vjeç, nuk do të performojë më siç ishte planifikuar në dy të dielat (17 dhe 24 prill), netë që do të vazhdojnë të shfaqin muzikë nga yje si Doja Cat, Måneskin dhe FINNEAS, gjatë festivalit të dy fundjavës.

Kryesues të tjerë përfshijnë Harry Styles të premten dhe Billie Eilish të shtunën, megjithëse mbetet e paqartë se kush do ta zërë vendin e West. Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi West fitoi dy çmime Grammy, për këngën më të mirë rap (“Jail”) dhe performancën më të mirë rap melodike (“Hurricane”). Ylli, i cili gjithashtu u nominua për albumin e vitit, nuk mori pjesë në shfaqjen në Las Vegas.
Përfaqësuesi i West konfirmoi më parë për PEOPLE se pavarësisht nga nominimet e tij të shumta, ai u ndalua të performonte në shfaqjen e çmimeve për shkak të “sjelljes së tij të papërshtatshme në rrjetet sociale” me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, 41 vjeç dhe të dashurin e saj të ri Pete Davidson, duke përfshirë mesazhe ngacmuese në Instagram.

Në një videoklip për këngën e tij “Eazy”, West përfshiu një version Claymation të Davidson, i cili u rrëmbye, u lidh dhe u varros. West e hoqi videon, megjithëse një burim i tha PEOPLE në atë kohë se Kardashian ishte shumë “e zemëruar” dhe “e mërzitur” nga klipi. Muajin e kaluar, kujtojmë se West-it iu mbyll llogaria e tij në Instagram për 24 orë për shkak të gjuhës së urrejtjes, ngacmimeve pasi ai dyshohet se shkroi një fyerje racore në faqen e Trevor Noah në Instagram. Reperi më vonë u pa duke ndjekur lojën e futbollit të djalit të tij Saint me Kardashian, dhe një burim i tha PEOPLE se “ai dukej shumë i lumtur” që ishte në ndeshje me fëmijët e tij dhe së bashku me Kim.