Celebrities Gossip Music Showbiz

Pasi i bllokuan Instagramin, reperi Kanye West është pezulluar nga pjesëmarrja e tij në “Grammy”!

Më në fund pak qetësi pas akuzave të pafundme! Sipas raportimeve të shumta të bëra në rrjet, Kanye West u pezullua nga aplikacioni nga Meta, kompania mëmë e Instagramit, për shkelje të politikave të saj për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin. Kjo do të thotë se West nuk do të jetë në gjendje të postojë, komentojë, të dërgojë mesazhe, ndër të tjera, për sa kohë që pezullimi është në fuqi.

Pezullimi në Instagram i imponuar nga Meta vjen pas sulmeve të reperit 44-vjeçar ndaj ish-partneres, Kim Kardashian dhe të dashurit të saj, Pete Davidson, dhe një fyerje racore ndaj Trevor Noah, drejtues i The Daily Show. Sulmet e West ndaj Noah-ut erdhën herët pasi drejtuesi i talk show-t diskutoi për grindjen e vazhdueshme midis West, Kardashian dhe Davidson në emisionin e tij.

Gjatë emisionit, Noah krahasoi konfliktin mes West dhe Kim, me dhunën që ai ka dëshmuar për nënën dhe njerkun e tij. Reperi dukej se nuk e vlerësoi komentin e Noah dhe vazhdoi të postonte një foto të shkrimtarit të Born a Crime, së bashku me tekste bullizuese dhe raciste.

Por mesa duket nuk ka qenë vetëm kaq! Artisti i njohur ka marrë një tjetër goditje. Kanye West është pezulluar nga pjesëmarrja e tij në “Grammy”, e kjo për shkak të ‘sjelljes së tij në rrjetet sociale’.Sipas “Variety” këngëtari nuk do të performojë më në shfaqjen vjetore  të Grammy, një ndër eventet më të rëndësishme për artistët.

Kanye, 44 vjeç, është vënë nën kritika për shpërthimet e tij të përsëritura publike që sulmonin ish- gruan e tij, Kim Kardashian, dhe të dashurin e saj të ri Pete Davidson. Kanye u pezullua nga Instagram për 24 orë këtë javë pasi postoi një postim me fyerje racore drejtuar Noah. Ai shkeli politikat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin.