Celebrities Gossip Showbiz

Pas postimeve dhe akuzave të shumta reperit Kanye West i bllokojnë Instagram-in për 24 orë!

Më në fund pak qetësi pas akuzave të pafundme! Mos prisni asgjë në Instagram nga Kanye West të paktën për 24 orët e ardhshme. Sipas raportimeve të shumta të bëra në rrjet, West është pezulluar nga aplikacioni nga Meta, kompania mëmë e Instagramit, për shkelje të politikave të saj për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin. Kjo do të thotë se West nuk do të jetë në gjendje të postojë, komentojë, të dërgojë mesazhe, ndër të tjera, për sa kohë që pezullimi është në fuqi.

Pezullimi në Instagram i imponuar nga Meta vjen pas sulmeve të reperit 44-vjeçar ndaj ish-partneres, Kim Kardashian dhe të dashurit të saj, Pete Davidson, dhe një fyerje racore ndaj Trevor Noah, drejtues i The Daily Show. Sulmet e West ndaj Noah-ut erdhën herët pasi drejtuesi i talk show-t diskutoi për grindjen e vazhdueshme midis West, Kardashian dhe Davidson në emisionin e tij.

Gjatë emisionit, Noah krahasoi konfliktin mes West dhe Kim, me dhunën që ai ka dëshmuar për nënën dhe njerkun e tij. Reperi dukej se nuk e vlerësoi komentin e Noah dhe vazhdoi të postonte një foto të shkrimtarit të Born a Crime, së bashku me tekste bullizuese dhe raciste.

Komediani i ka kërkuar gjithashtu West që të ndalojë postimet e tij që sulmojnë Kardashian dhe Davidson dhe që nga ai moment ka marrë kërcënime nga reperi. Ndërsa Kardashian është përpjekur ta mbajë private lidhjen e saj personale me West-in, ajo ka folur më shumë muajt e fundit pasi reperi vazhdon ta ofendojë për marrëdhënien e saj aktuale.