Celebrities Music

Do të jetë një festival i paharrueshëm padiskutim! Sepse nuk do të jetë vetëm Billie Eilish…

Këngëtarja bukuroshe, e cila vetëm para pak javë më parë mbushi 20 vjeç, Billie Eilish së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram. Një postimi i cili ka lënë pa fjalë shumë e shumë ndjekës dhe fansa.

Bëhet fjalë për “Coachella” një organizim dhe një festival shumë i madh ku të gjithë mezi e presin. Këtë vit do të jetë një sukses i garantuar sepse nuk do të jetë vetëm Billie Eilish që do të performojë. Ajo kishte shkruar në postimin e saj:

Pjesëmarrëse në “Coachella” 2002!

Por nuk do të jetë vetëm Billie ajo që do të performojë në skenë. Pritet që me datë 15 dhe 22 Prill të performojë edhe Harry Styles së bashku me Lil Baby, Daniel Caesar, Big Sean dhe Baby Keem.

Më pas me datë 16 dhe 23 Prill do të jetë Billie Eilish së bashku me Megan Thee Stalion, 21 Savage, Anitta dhe shumë e shumë të tjerë.

Në ditën e fundit në datat 17 dhe 24 Prill pritet që në krahë të Kanye West i njohur ndryshe si Ye, të performojë edhe Doja Cat, këngëtarja bukuroshe Karol G dhe Ari Lennox.

Padiskutim do të jetë një “Coachella ” e paharrueshme sepse çdo vit ka qenë një event i cili ka marrë një vëmendje shumë të madhe pavarësisht se vitet e fundit nuk është realizuar për shkak të pandemisë së COVID-19.