Bota Health & Beauty

Numri i vdekjeve nga superbakteret mund të reduktohet…/Zbuloni më shumë nga studimi i ri!

Një numër i madh i vdekjeve që lidhen me superbakteret rezistente ndaj ilaçeve mund të shmangen dhe numri i vdekjeve në vendet më të varfra mund të reduktohet me 18%, ose rreth 750 mijë në vit, me zbatimin e masave parandaluese. Këtë ka pohuar një studim i Universitetit Princeton. Në një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet thekson se hulumtimi ka treguar se 750,000 vdekje të lidhura me superbakteret mund të parandalohen çdo vit duke siguruar qasje më të mirë në ujë dhe kanalizime, kontrollin e infeksionit dhe vaksinat e fëmijërisë.

Vihet re se rezistenca antimikrobike (AMR) është një sfidë e madhe globale, duke pasur parasysh evolucionin e të ashtuquajturave superbaktere që janë rezistente ndaj barnave, që ndër të tjera është rezultat i përdorimit të papërshtatshëm dhe të tepruar të antibiotikëve. Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse lufta kundër AMR nuk bëhet prioritet, numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet, me rrezikun më të madh foshnjat, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Ekspertët thonë se superbakteret vrasin më shumë njerëz sesa HIV, malaria dhe tuberkulozi së bashku. Sipas të dhënave të vitit 2019, rreth 4.95 milionë vdekje u shoqëruan me AMR bakteriale, duke përfshirë 1.27 milionë vdekje të shkaktuara drejtpërdrejt nga një rezistencë e tillë bakteriale. Ekspertët kanë paralajmëruar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë shumë më të prekura nga AMR sesa vendet e pasura.

Së fundmi OBSH ka publikuar listën e baktereve më të rrezikshme, rezistentë ndaj antibiotikëve. Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve (AMR). Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke rritur rrezikun e vdekjes.

AMR shkaktohet kryesisht nga përdorimi jo i duhur dhe i tepruar i antimikrobikëve. Ndërkaq, pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj. “Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.