Bota Health & Beauty Lifestyle

OBSH paralajmëron “epidemi” obeziteti në Europë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Europën. Në raportin e publikuar, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138% në pesë dekadat e fundit. Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Europë, më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës.

Zyra në Evropë e OBSH-së tha se:

Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në të gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge tha se:

Rritja e indeksit të masës trupore është faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit. OBSH paralajmëroi se:

Kjo shifër do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Organizata bëri thirrje për ndryshimin e politikave, për të parandaluar obezitetin dhe për të promovuar stile të shëndetshme të jetesës. Si shembuj, ajo përmendi taksimin e pijeve me sheqer dhe subvencionimin e ushqimeve të shëndetshme. Ndërkaq, për të humbur peshë ju duhet të hani më pak dhe të lëvizni më shumë.

Kjo është ajo që rekomandojnë udhëzimet dietike për amerikanët në vitet 2020-2025, të cilët argumentojnë se për të luftuar obezitetin, i cili prek pothuajse një në dy amerikanë, është e nevojshme të zvogëlohet numri i kalorive që hani dhe të rrisni kohën që i kushtohet aktivitetit fizik.

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk nga ana tjetër beson se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit. Dhe siç shkruan ‘Business Insider’, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket.