Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari, Efi Dhedhes apo…, kush do të jetë e ftuara e parë në rubrikën e Ronaldo Sharkës?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Ndër personazhet që vazhdojnë ende të marrin vëmendjen në ekran është edhe Ronaldo Sharka, i cili pas “BBV2” moderoi një rubrikë në “E Diell” dhe ishte pjesëmarrës në “Kepin e VIP-ave”!

Ronaldo është shumë aktiv në rrjete sociale dhe së fundmi ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e tij, ku u është përgjigjur pyetjeve të shumta. Ndjekësit janë kuriozë se kush do të jetë i/e ftuara e parë në rubrikën e tij dhe Eriola Docit në “E Diell”, e cila titullohet “Mos i bjer me top”. Mes aludimeve se mund të jetë Olta Gixhari apo Efi Dhedhes, Ronaldos shprehet se :

Ç’do gjë mund të ndodhë… 

Një ndër përgjigjet e tij për pyetjet e ndjekësve,ajo që mori shumë vëmendje ishte edhe në lidhje me profesionin dhe punën e tij si moderator, ku Ronaldo u shpreh se lutet dhe me anë të miqve të tij fiton një punë.