Celebrities Gossip Showbiz

Pas daljes çift nga “Për’puthen”, Ledjana dhe Mevlani i japin fund lidhjes

E bëri të dukshme se kishte diçka që nuk shkonte mes tyre në një intervistë për “Top Albania Radio”-n, ku Mevlani u tregua i stepur rreth raportit të tij me Ledjanën.

Puntatën e kaluar u transmetua dalja e tyre nga ky ‘realty-show’ ku tashmë ish-çifti u larguan me një puthje të ëmbël në buzë dhe dukeshin mjaft të lumtur për vendimin e tyre. Megjithatë, menjëherë më pas ata i kanë dhënë fund këtij raporti dhe këtë e konfirmoi vetë Ledjana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja 23-vjeçare dha një shpjegim të gjatë për ndarjen e tyre. Ajo theksoi se puntata që të gjithë kanë parë dje në fakt ka qënë e regjistruar. Pas daljes nga “Për’puthen” dyshja e ish-protagonistëve kanë patur konflite të vazhdueshme dhe pasiguri që i çuan menjëherë drejt ndarjes.

Ledjana siguroi se ajo dhe Mevlani nuk kanë aktruar kurrë në këtë spektakël. Ata kanë qënë nga fillimi e deri në fund të vërtetë e mbi të gjitha ndjenjat e tyre kanë qënë reale por ashtu ishin edhe pasiguritë që kishin.

Siç dhe ju e keni parë unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni një shpjegim. Puntata që ju patë ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë SMS nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbështesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjatë gjithë këtij rrugëtimi kam patur një sjellje të tillë. Di të them vetëm diçka, aktor ose të vërtetë në fund të ditës më tepër sesa ju që na mbështesni jemi ne të dy, unë dhe Mevlani ata të cilët lëndohemi dhe i përjetojmë gjërat më keq, e di që shumica nga ju dëshironi që ne të jemi bashkë ama realiteti është se ne jemi thjesht kalimtarë në jetën tuaj, 2 kalimtarë të cilët si bashkë si të ndarë një të nesërme do të harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon. Do të keni kaq shumë halle a probleme sa që s’do të keni kohë as për të menduar më për mua dhe Mevlanin. Po në fund të ditës kush lëndohet? Unë dhe ai. Pra, arsyeja përse e shpjegova kete është se si bashkë apo të ndarë asnjëri nga ne të 2 nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njësoj si ju dhe ndarjen e përjetojmë më keq se ju. Ne s’kemi qënë pjesë e një filmi ku të kishim ndonjë rol që duhej te putheshim në buzë apo duhej t’i bënim surpriza njëri-tjetrit. Kemi qënë pjesë e një ‘reality shoë’ ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq. Gjithçka ka qënë dhe mbetet e vërtetë, por pjesa se si ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush.