Celebrities Gossip Showbiz

Pas dasmës së Brooklyn me Nicola, Victoria Beckham bëhet nostalgjike për dasmën e saj me David!

Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u bë virale dhe shumë foto dhe lajme rreth dy familjeve qarkulluan në rrjet. Victoria Beckham ishte nëna e dhëndrit e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në dasmën madhështore dhe nuk zhgënjeu as këtë herë.

Më herët gjatë këtij muaji djali i madh i David dhe Victoria, Brooklyn u martua me aktoren Nicola në një ceremoni luksoze në një nga pronat e babait të saj në Florida. Pas disa javëve emocionuese, duket se tani Victoria po përpiqet t’i kthehet normalitetit, edhe pse dëshiron ta jetojë ditën speciale edhe një herë nga e para. Victoria duket nostalgjike rreth dasmës së saj me David sipas një burimi në mediat e huaja.

Pas gjithë entuziasmit të dasmës, Victoria e ka gjetur veten papritur të ndjehet e trishtuar dhe nostalgjike për të shkuarën kur ajo dhe David ishin të sapomartuar dhe shumë të dashuruar. Duke parë procedurën që ndoqën Brooklyn dhe Nicola për dasmën, ngrohu zemrën e saj, por gjithashtu rikujtoi shumë kujtime të vjetra.

Ajo nuk mund të ndalojë së kujtuari ato kohë të arta me David dhe tani ajo pyet veten nëse ata do të kenë mundësinë të rijetojnë atë magji që kishin mes tyre.

David dhe Victoria janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Dyshja e kanë vërtetuar gjithnjë sa të dashuruar janë me njëri-tjetrin dhe komentet e fansave teksa komplimentojnë dyshen e shumëpërfolur nuk mungojnë.