Celebrities Gossip Showbiz

Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon i “tërbuar” Pique!

Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique duket se e kanë shqetësuar futbollistin i cili ka zgjedhur të reagojë. Sipas La Vanguardia, futbollisti nuk e ka pritur fare mirë intervistën. Gjatë intervistës, Shakira përmend ndër të tjera ngacmimet e shtypit në Barcelonë, duke ndikuar në dëshirën e saj për t’u transferuar në Miami. Ajo tha për ELLE se:

Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte kupa dhe unë duhej ta mbështesja. Unë e vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj.

Ndërkaq, Pique mendon se Shakira po luan rolin e viktimës. Të afërmit e tij komentuar se:

Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij. I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon.

Mësohet gjithashtu se futbollisti është ‘tërbuar’ që Shakira e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të bëhet shembull për ta. Rikujtojmë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” të muajit tetor artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.