Celebrities Gossip Showbiz

Pas divorcit, Kanye West habit me gjestin e papritur kundrejt Kim Kardashian!

Reperi Kanye West shpenzoi 4.5 milionë dollarë për të blerë shtëpinë ngjitur me Kim Kardashian pasi ajo bëri kërkesë për divorc dhe tani ai ka vendosur t’ja rikthejë atë përsëri Kim-it dhe fëmijëve të tyre. Sipas marrëveshjes së divorcit, të marrë nga revista “TMZ”, Ye do t’ia transferojë Kim pronësinë e shtëpisë 3650 metra katrorë me 5 dhoma gjumi dhe ajo tani do të jetë përgjegjëse për të gjitha shpenzimet që lidhen me pronën. Shtëpia ndodhet ngjitur me atë të Kim-it, kështu që ajo më shumë mundësi do ta shemb atë dhe në këtë mënyrë do ta shtojë sipërfaqen e shtëpisë së saj.

Kujtojmë se, në një deklaratë Kanye tha se ai e bleu shtëpinë për të qenë afër fëmijëve të tij, por marrëveshja e divorcit thotë se ata do të kenë të drejta të barabarta me fëmijët, kështu që ai do të jetë në gjendje t’i shohë ata kur të dojë. Marrëveshja gjithashtu thotë se Kanye do të mbajë shtëpinë e tij prej 60 milionë dollarësh në plazh në Malibu, 2 ferma në Wyoming, 300 hektarë në Calabasas, një shtëpi në Belgjikë dhe shtëpinë e fëmijërisë të cilën e bleu në Çikago. Kim do të mbajë pronën që zotëron në Idaho dhe sigurisht, pasurinë e Hidden Hills prej 60 milionë dollarësh që ajo dhe fëmijët e quajnë shtëpinë e tyre.

Burime të afërta me Kardashian thanë se Kim do të vazhdojë t’i ketë fëmijët në 80% të kohës, siç e pranoi dhe West më parë në muajin shtator. Ylli televiziv ka bërë për dy vjet rradhazi kërkesë për divorc dhe marrëveshja u arrit vetëm këtë të hënë në mbrëmje. Kanye do të paguajë 200 mijë dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijëve dhe ata do të ndajnë shpenzimet e arsimit dhe sigurisë për fëmijët.