Celebrities Gossip Showbiz

Pas këtij veprimi, Hilary Duff pret që ndjekësit ta quajnë përsëri abuzuese fëmijësh!

Së fundmi, artistja e njohur Hilary Duff ka postuar një foto të vajzës së saj 7-muajshe Mae James në ‘Instastoryn’ e saj në Instagram, për t’i treguar të gjithë ndjekësve se i kishte shpuar veshët. Por jo vetëm kaq. Ndër të tjera, krahas fotos, aktorja e njohur ka shkruar:

Po! I shpova veshët sot. Mezi pres që rrjeti të më quajë abuzuese fëmijësh… përsëri.

Rikujtojmë se kjo ironi e bërë nga Duff e ka zanafillën që kur ajo postoi një foto të vajzës Banks Violet, e cila tanimë është 3-vjeçe, në momentin që shpoi veshët kur ishte vetëm 7-muajshe. Në kohën kur ajo e publikoi këtë foto, mori shumë komente negative nga ndjekësit.

Rikujtojmë, se së fundmi aktorja e dashur e filmave për adoleshentë, vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës Mae James zgjodhi të ndajë me ndjekësit e saj, momentet e bukura, por dhe të vështira të lindjes në shtëpi.

Ndihem gati të ndaj me ju disa fotografi nga dita e lindjes së Mae! Që unë të ndihesha e sigurt gjatë lindjes ishte thelbësore që të kisha sistemin e duhur mbështetës. Sasia e përsosur e hapësirës, ​humorit, qetësisë dhe njerëzve që mbështesin fuqinë time. Bashkëshorti im është spiranca më e qetë në dhomë kur unë ndjehem sikur ngjitem në mure. Mamaja ime ishte atje për të na përgatitur ushqime ndërsa shikonte me një buzëqeshje të madhe nervoze e priste të bëhej gjyshe sërish. Kjo është punë e vështirë…çdo mënyrë që një grua sjell në jetë një fëmijë është. Nga shtatëzënia, deri te lindjet në spital ose në shtëpi, ushqyerja me gji dhe rritja e këtyre qenieve të vogla me përgjegjësi, për t’i bërë qytetarë të besueshëm, të mirë të botës. Një aventurë e lodhshme, magjike, e mrekullueshme… Pra brohorisni nëna të plotfuqishme. Ju bëni që malet të lëvizin çdo ditë.