Hilary Duff ka folur pa rezerva për rutinën e saj të bukurisë, duke zbuluar procedurat estetike që, sipas saj, e ndihmojnë të ruajë një pamje të freskët dhe rinore.
Në një intervistë për revistën People, aktorja dhe këngëtarja 38-vjeçare pranoi me humor se nuk i shmang trajtimet estetike.
I bëj të gjitha
-tha ajo.
Duff tregoi se është adhuruese e Botox-it, microneedling-ut dhe trajtimeve të fytyrës me spermë salmoni, një procedurë që vitet e fundit ka fituar popullaritet në industrinë e estetikës.
Më pëlqen Botox-i. Jam e fiksuar pas microneedling-ut dhe trajtimeve të fytyrës me spermë salmoni. Kjo funksionon shumë mirë. Madje po e bind edhe bashkëshortin tim ta provojë. Edhe ai është bërë i fiksuar pas këtij trajtimi. I pëlqen shumë
-u shpreh ajo.
Ish-ylli i Disney Channel foli edhe për mënyrën se si ndryshoi rutina e saj pasi u bë nënë, duke pranuar se sot nuk ka më luksin të kalojë orë të tëra para pasqyrës.
Dikur kaloja me orë të tëra duke u bërë gati. Ne, si nëna, kemi vetëm katër minuta për t’u përgatitur. Fëmijët e mi janë gjithmonë të parët. Ndihem shumë më mirë me veten kur përdor disa produkte të provuara, që e di se japin rezultat. Gjithashtu, pi shumë ujë
-tha Duff.
Hilary është e martuar me producentin muzikor Matthew Koma, me të cilin ka tre vajza: Banks, Mae dhe Townes. Ajo është gjithashtu nënë e Luca Comrie, djalit të saj nga martesa e mëparshme me ish-hokeistin Mike Comrie.
Duff dhe Koma nisën lidhjen në vitin 2017, ndërsa përveç jetës familjare, kanë bashkëpunuar edhe në muzikë, me producentin që ka qenë i përfshirë në projektet e saj artistike.