Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas një pritje të gjatë, publikohet fotoja e parë nga seria e “And Just Like That”, pasuesja e “Sex And The City”!

“HBO Max” ka publikuar imazhin e parë të episodit “And Just Like That”, pasuese të serialit shumë të famshëm “Sex And The City”. Prodhimi është duke u zhvilluar në qytetin e New York në serinë me 10 episode, i cili ndjek personazhin e Carrie, të luajtur nga aktorja Sarah Jessica Parker, Miranda, e luajtuar nga Cynthia Nixon dhe Charlotte, me aktore Kristin Davis, teksa ato udhëtojnë nga realiteti i ndërlikuar i jetës dhe miqësisë në të 30-at e tyre në realitetin edhe më të ndërlikuar të jetës dhe miqësisë në të 50-at e tyre.

Nixon, Parker dhe Davis janë paraqitur në imazhin e publikuar të serive progjinale të “HBO Max”. Kasti aktorëve i njoftuar që më herët përfshinte gjithashtu Sara Ramírez, Chris Noth, Mario Cantone, David Eigenberg, Willie Garson dhe Evan Handler.

Parker, Davis dhe Nixon janë producentet së bashku me Julie Rottenberg, Elisa Zuritsky, John Melfi dhe Michael Patrick King. Shkrimtarët e “And Just Like That” janë King, Samantha Irby, Rachna Fruchbom, Keli Goff, Julie Rottenberg dhe Elisa Zuritsky.

“Sex And The City” u krijua nga Darren Star bazuar në librin e Candace Bushnell. Seritë e saj prej 30 minutash zgjatën për gjashtë sezone dhe 94 episode në “HBO” nga viti 1998 deri në 2004. Kjo u pasua nga dy filma artistikë në vitin 2008 dhe 2010.

Rikujtojmë se, në datë 9 Qershor, “HBO Max” lajmëroi për detajet e seralit dhe se cilët nga aktorët nuk do të ishin më pjesë e tij.