Celebrities Gossip Showbiz

Pas pushimeve në Europë, familja Dreshaj do të rikthehet sërish në…

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh morën vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian. Por, tani që kampionati përfundoi, familja Dreshaj do të rikthehen në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Por, para rikthimit të tyre duket se duan të shijojnë disa ditë pushimi pas një periudhe të lodhshme, duke qëndruar në Itali dhe këtë na e ka bërë me dije vetë bukuroshja me anë të një portreti shumë të bukur familjar në llogarinë e saj në Instagram.

Jemi me pushime. Faleminderit Çeki. Koha për një udhëtim familjar në Itali

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak ditë më parë një ndjekës e ka pyetur nëse është shtatzanë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”.  Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.