Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas suksesit me “Ama”, Majk dhe Bardhi vijnë me një tjetër bashkëpunim muzikor!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm verës që shkoi, Majk na ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër bashkëpunim muzikor me këngëtarin e njohur Bardhi.  Me anë të një postimi në Instagram, ku kanë publikuar një pjesë nga kënga, na kanë treguar gjithashtu se ky projekt i ri muzikor do të titullohet “Përgjithmonë” dhe se do të lançohet ditën e diel në orën 18:00. Shpresojmë që ky bashkëpunim i dytë i tyre të jetë po aq i suksesshëm sa i pari.

‘Ama’ e dy reperëve në vetëm pak muaj nga publikimi i saj ka arritur 14 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të verës që kaloj. Gjithashtu  protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.