Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘thumbave’ me njëri-tjetrin, Nita përballet për herë të parë me Bledin dhe Ronaldon!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”, Nita zgjodhi ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin.

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram, ku është shprehur se më mirë martohet me Ronaldon ose Kristin sesa me Nitën.

Të ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Nita, Bledi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin për herë të parë pas shumë ‘thumbave’ mes njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ronaldo: Dua të falenderoj “E diel” Manush, që ka bërë të mundur nxjerrjen e Nitës nga shtëpia dhe frigoriferi, se Bledi tha e nxora, por Nita vazhdon të jetë aty.

Nita Latifi: Dhe unë të nxora nga shpia

Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.

Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.

Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!