Bota Sport

Pasi goditi djalin autik, ‘Save the Children’ ndëshkon Cristiano Ronaldon!

Sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo-s, i është hequr detyra si ambasador bamirësie i “Save the Children” pas incidentit të së shtunës, sipas La Gazetta Dello Sport. Ylli i futbollit ishte i acaruar me performancën e skuadrës, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe reagoi ashpër ndaj një tifozi. Videoja ku Ronaldo i heq nga dora telefonin një tifozi ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke ia thyer pajisjen, bëri xhiron e mediave.

https://twitter.com/evertonhub/status/1512792790106787853?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512792790106787853%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.classlifestyle.com%2Fnews%2F54137%2Fsave-the-children-ndeshkon-ronaldon-pasi-i-theu-telefonin-tifozit%2F

Nëna e 14-vjeçarit reagoi në rrjetet sociale, duke publikuar dorën e nxirë të të birit nga goditja dhe tregoi se djali është autik dhe mbeti i shokuar nga gjesti i CR7. Ronaldo më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale, por veprimet e tij nuk kanë kaluar aq lehtë nga bamirësia. Organizata thuhet se ka marrë menjëherë masa, duke ia hequr rolin që mbante prej 10-vjetësh. Ronaldo mund të ndëshkohet edhe nga Premier League. “Ju mund t’i shihni të nxirat në dorë nga goditja. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi,”- tregon e ëma e 14-vjeçarit.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Ndjekësit e rremë janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë, por bëjnë të duket se një personazh publik ka shumë influencë. Cristiano Ronaldo ia kalon kolegëve të tij si Messi dhe Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 425 milionë ndjekësish në Instagram.