Celebrities Gossip Showbiz

Pasi shkëlqeu në premierën e “Dancing With The Stars”, Megi Pojani merr surprizën e veçantë nga…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e djeshme dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që ishte atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram. Ndërkohë, le t’ju japim një vështrim të gjithçkaje që ndodhi para dhe pas kamerave në premierën e “Dancing With The Stars”.

Veç vipave që shkëlqyen në arenën e kërcimit, të shumtë ishin dhe ata të pranishëm në publik për të përkrahur njerëzit e tyre të dashur. Ndër to përmendim Jonida Aliçkolli, Donald Veshaj, Viola Spiro, Andy Gramo, Arnita Beqiraj, Xheraldina Vula, Ina dhe Marsi Pojani. Ndërkohë, Ori Nebijaj nuk ishte atje, por nuk e humbi kërcimin e Isli Islamit në “Dancing With The Stars”!

E mes shumë prapaskenave gjatë premierës së djeshme, një detaj po bëhet viral në rrjet. Megi Pojani, një nga konkurrentet vip të show, mori surprizën e mrekullueshme. Bëhet fjalë për një buqetë me lule si dhe një pafundësi trëndafilash të kuq. Po përflitet se surpriza magjike i erdhi nga Endri Çekiçi i cili së fundmi ka konfirmuar lidhjen e dyshes! Epo Megi ende nuk e ka konfirmuar këtë fakt, por me siguri ai që ia ka bërë këtë surprizë e do shumë!