Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për foshnjat nga muaji i gjashtë e tutje, ja se çfarë ushqimi rekomandojnë ekspertët!

OBSH dhe grupet e tjera udhëheqëse të ushqimit, rekomandojnë jogurtin e zakonshëm me shumë yndyrë si ushqim për foshnjat nga muaji i gjashtë e tutje. Ekzema e fëmijëve apo dermatitisi atopik (AD) është kronik, inflamacion i lëkurës, ndërsa karakteristikat themelore janë lëkura e thatë, ndjenja e të kruarit, skuqja dhe zbokthi. Mund të shfaqen edhe si trashje të disa zonave të lëkurës.

Shpesh dikush nga anëtarët e familjes së fëmijës së sëmurë ka astmë bronkiale, rinit alergjik. Hulumtuesit e Zelandës së Re konstatojnë që nëse fëmija në vitin e parë të jetës rregullisht konsumon jogurt ka më pak shanse të sëmuret nga ekzema dhe alergjia. Dr.Krein thotë se:

Kemi konstatuar që konsumimi i rregullt i jogurtit jep mbrojtje të fuqishme, mirëpo ajo që ende nuk e dimë është se cili lloj i jogurtit është më i mirë dhe sa është mbrojtës.

Dr.Krein thekson edhe që prindërit të cilët ushqejnë bebet me jogurt duhet të bëjnë edhe gjëra të tjera të cilat mund të ulin rrezikun nga alergjitë. Ky studim ende nuk është i sigurt, janë të nevojshme edhe shumë hulumtime. Ne të gjithë duam që fëmijët tanë të jenë të lumtur dhe të ushqyer mirë. Duke folur për ‘Sun Health’, nutricionistja Priya Tew tha se ka disa gjëra që duhen mbajtur parasysh kur bëhet fjalë për atë që gatuajmë për fëmijët tanë.