Celebrities Gossip Showbiz

“Për kë je zbukuruar?” Yll Limani ka një pyetje në këngën e tij më të fundit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Teksa vetëm pak javë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.

Vetëm pak më parë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore, teksa ka ndarë një video ku na zbulon një pjesë nga kënga më e re që pritet të publikojë e ne mendojmë se mund të na ketë zbuluar edhe titullin e surprizës së tij që nuk e dimë për ju po ne na duket si një dedikim.

Për kë je zbukuruar? 

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.