Celebrities Gossip

“Për Semin fol ti…”, Sardi Strugaj në një lidhje dashurie?

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Sardi Strugaj ishte i ftuari i dytë  i emisionit.  Këngëtari foli për projektet e tij të cilat priten me padurim nga publiku, ndërsa nuk i shpëtoj pyetjeve për jetën personale. Sardi sqaroi nëse është apo jo i lidhur me Semi Jaupaj.

Më duket ndonjëherë sikur i bën mami im këto lajmet. Me Luarin kemi pasur një bashkëpunim dhe me fotot para se të dilte kënga është aluduar për lidhjen. Me Semin pastaj fol ti. Jo nuk jam në një lidhje, jam single dhe kur të jem do e them më vonë. Verën do e hapim me këngë që gëzojnë për dashurinë, po pati ndonjë ndryshim pastaj do e merrni vesh vetëm nga kënga…