Celebrities Gossip

Përgjithmonë mike! Selena Gomez dhe Cara Delevingne vulosin miqësinë e tyre kështu…

Këngëtarja Selena Gomez shfaqi një pamje mahnitëse gjatë një dite shtypi për filmin e saj të ri, “Hotel Transylvania: Transformania.” Të hënën në rrjetin e saj social Instagram, aktorja dhe këngëtarja 29-vjeçare shpërndau një foto të saj me një bluzë të zezë pa mëngë të shkurtra. Ajo mbishkroi në postimin në Instagram:

Dita e shtypit për @hotelt. Kush do ta shikojë 14 janarin në @amazonprimevideo?

Fansat reaguan ndaj postimit me lëvdata dhe me shumë komente pozitive.  Ndërsa ishte në turneun e saj të ditës së shtypit, ajo u ndal në Live me Kelly dhe Ryan një paraqitje virtuale. Gjatë bisedës së tyre, bashkë-prezantuesit Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest e pyetën Gomezin për tatuazhin e saj të ri me trëndafil, i cili u pa për herë të parë në mes të dhjetorit.

Kjo do të thotë disa gjëra të ndryshme dhe të reja.

Duke shpjeguar edhe rëndësinë që ka për një nga shoqet e saj më të mira Cara Delevingne ajo vazhdoi duke thënë se:

Ajo më quan Rosebud kështu që është një pseudonim. Dhe unë gjithmonë kam dashur një trëndafil dhe tani kam një të tillë dhe më pëlqen kjo gjë.

Pasi artisti i tatuazheve të Gomez, Keith Scott “Bang Bang” McCurdy, ndau foton e tatuazhit të saj më të ri në llogarinë e tij në Instagram, ai gjithashtu ndau një video të Delevingne me një dizajn trëndafili të ngjashëm në pjesën e kraharorit të saj.

Ishte i njëjti tatuazh i përpunuar i një trëndafili që pikon me numra romakë, të cilin artisti e kishte bërë edhe në pjesën e pasme të qafës së Gomez.

Në videon e Delevingne ai shkroi:

U kënaqa shumë duke i bërë këto tatuazhe, faleminderit që më besuat gjithmonë Cara. Nuk u thashë atyre deri në fund se këto ishin tatuazhet e mia të para me bojëra uji.

Ndërkohë që bisedonte me Rip dhe Seacrest, Gomez tha se ajo ka “shumë” tatuazhe miqësie me “njerëzit që kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në jetën time”. Duke shtuar se ajo ndan disa me Julie Michales, nënën e saj dhe “miqtë e tjerë më të mirë”.