Gjatë festivalit të 19-të të filmit ‘Alice Nella Cittá’ në qytetin e Romës këtë të dielë, Johnny Deep bëri një paraqitje të jashtëzakonshme. Aktori i njohur nuk ngurroi që të ndalej dhe të bënte foto me fansat e tij dhe më pas të pozonte në tapetin e kuq para se të dilte në skenë për të marrë pjesë në një diskutim ku u fol në lidhje me tema të caktuara por më kryesoja për profesionin të tij, para një grupi gazetarësh dhe fansash. Ylli mbante kapelën e tij të firmës ‘Fedora’ të cilën e shoqëroi me syzet e tij ngjyrë blu, tipike Johnny Deep.
Ylli 58-vjeçar nuk ishte i vetmi i famshëm që mori pjesë aty në atë festival pasi nuk munguan as fituesja e Çmimit Akademik Mira Sorvino, aktori Christopher Backus, modelja dhe aktorja e njohur italiane Roberta Giarrusso dhe Monika Bacardi.
Vlen për t’u përmendur se së fundmi Johnny Depp është shprehur se do të ishte i lumtur të përsëriste rolin e tij të famshëm tek ‘Pirates Of The Caribbean’ si kapiteni Jack Sparrow por këtë herë në festat e ditëlindjes së fëmijëve. Kjo kërkesë ka ardhur pasi Hollywood-i po e “bojkoton atë” për shkak të akuzave ligjore që ai është shënjestruar kohëve të fundit.
Depp është shpallur gjithashtu fituesi i Çmimit Donostia por regjisoret femra dhe të tjerë kishin sulmuar vendimin e organizatorit të festivalit për ta nderuar Depp me këtë çmim, duke thënë se ai njollosi imazhin e eventit dhe u dha mesazhe të gabuara viktimave të dhunës gjinore.
Shoqata e Filmbërësve Femra dhe Media Audiovizuale e Spanjës tha se çmimet nuk duhet të jepen bazuar vetëm në arritjet profesionale ose artistike. Me anë të një postimi në Twitter ato kanë thënë se:
Cili është mesazhi që mbetet kur burrat e denoncuar për dhunë seksiste duartrokiten, fotografohen në tapet të kuq, të rrethuar nga fansa të pakushtëzuar?