Celebrities Gossip Showbiz

Përqafimi ‘historik’ mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber, reagon Justin!

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një event në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber. Hailey dhe Selena jo vetëm që pozuan të buzëqeshura para kamerave në eventin vjetor të Muzeut të Akademisë së Filmit, por ato ndanë edhe një përqafim të ngrohtë të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Ndërkohë, pas fotove virale ka ardhur edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe.

Kujtojmë se për një kohë shumë të gjatë fansat kanë sulmuar Hailey-n në rrjete sociale, duke e akuzuar se ka ndërhyrë mes Selena-s dhe Justin. 25-vjeçarja u shfaq në podcastin e Alex Cooper’s “Call Her Daddy” në një klip ku dukej e përlotur rreth rrëfimit dhe zbuloi versionin e saj të historisë.

Pas akuzave kundrejt Hailey-t rikujtojmë se reagoi edhe Selena Gomez e cila përmes një video në Tik Tok u shpreh se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u kërkoi njerëzve që të jenë të sjellshëm. 30-vjeçarja u rikujtoi fansave se fjalët kanë rëndësi dhe u shpreh falenderuese ndaj njerëzve që e dëgjuan. Në mënyrë indirekte, Selena adresoi urrejtjen që ka vërshuar ndaj Hailey-t që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike.