Auto & Moto

Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid!

Çmimi për Porsche Panamera më të fuqishme Turbo E-Hybrid me 670 kuaj fuqi është 178,661 euro. Megjithatë, si produktet e tjera të Porsche, çmimi rritet kur filloni t’i shtoni veçori të tjera. Turbo E-Hybrid vjen me një motor hibrid V8 4.0 litërsh dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 315 km/h.

Edhe pse ky E-Hybrid ka më pak fuqi se ai i mëparshmi, kapaciteti i baterisë së tij është rritur nga 17.9 kilovat në 25.9. Bëhet e ditur se e gjithë kjo fuqi kontrollohet nga sistemi plotësisht aktiv, Porsche Active Ride. Ky sistem i lejon makinës të ketë kontroll mbi lëvizjet e trupit të saj.

Rikujtojmë, se disa muaj më parë Porsche nisi tërheqje të veçanta për 911 GT3 Touring dhe modele të ndryshme Macan dhe Panamera në SHBA. E para lidhej me një problem me dritën e “stop” dhe e dyta për të korrigjuar një problem me hapësirën e rripit të sigurimit. Në tërheqjen e 911 GT3 Touring, njoftimi i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha se makina sportive ka një dritë “stopi” të montuar në mes (CHMSL) që përdoret kur spoileri i pasmë është në pozicionin e tërhequr dhe një CHMSL dytësore që përdoret kur aktivizohet “spoileri” i pasëm.