Së fundmi, Ford ka deklaruar se do të tërheqë nga tregu 125 mijë automjete sportive dhe kamionë sepse dështimet e motorit mund të shkaktojnë zjarr. Tërheqja përfshin SUV të ndryshëm Escape dhe Lincoln Corsair dhe kamionçina kompakte Maverick nga vitet e modelit 2020-2023 me motorë hibrid 2.5L ose hibrid plug-in, sipas një dosjeje në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
Prodhuesi i automjeteve tha se ky problem mund të shkaktojë që motori të dështojë para kohe dhe në atë rast vaji i motorit ose avujt e karburantit mund të lirohen, duke rritur rrezikun e zjarrit dhe lëndimit. Ford fillimisht tërhoqi 100 mijë modele Escape, Corsair dhe Maverick në Shtetet e Bashkuara në korrik të vitit 2022.
Ford dhe NHTSA-ja këshilluan pronarët që të parkojnë dhe fikin motorin nëse dëgjojnë zhurma të papritura të saj, vënë re një ulje të fuqisë së automjetit ose shohin tym. Së fundmi Ford ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Tesla e cila do t’i lejojë pronarët e makinave elektrike të saj të kenë qasje në mbi 12 mijë njësi të Tesla Supercharger në Amerikën e Veriut që nga fillimi i vitit 2024.