Celebrities Showbiz

Producenti i ‘Oscars 2022’ pohon se policia ka dashur të arrestojë Will Smith por Chris Rock nuk i ka lejuar!

Will Packer, i cili ishte producent i ceremonisë ‘Oscars 2022’ që u transmetua të dielën, po flet pas incidentit aq shumë të përfolur kur Will Smith goditi Chris Rock në skenë. Në një klip paraprak të shpërndarë nga ‘ABC News’ përpara intervistës së ‘Good Morning America’ me Packer që transmetohet i plotë ditën e sotme, producenti tha se oficerët e policisë së Los Angeles ishin gati të arrestonin Smith, por Rock nuk pranoi të ngrinte akuza.

Ata thanë: “Do të shkojmë ta marrim; ne jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur ta marrim atë tani. Ju mund të bëni akuza. Ne mund ta arrestojmë atë.” Ata po parashtronin opsionet dhe ndërsa po flisnin, Chris po i shpërfillte ato opsione. Ai tha: “Jo, unë jam mirë.” Ai tha: “Jo, jo, jo.”

Packer tha gjithashtu për ‘ABC News’ se ai nuk foli me Smith në natën e ‘Oscars’. Policia e qarkut të Los Angeles konfirmoi në një deklaratë të dielën se Rock “refuzoi të paraqiste një akuzë në polici”.

Kjo përfaqëson intervistën e parë të Packer për incidentin që mbetet një temë kryesore debati. Të mërkurën, Akademia deklaroi se “procedurat disiplinore” kundër Smith kishin filluar, të cilat mund të çonin në “pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera të lejuara nga aktet nënligjore dhe standardet e sjelljes”.

Në këtë deklaratë të fundit, Akademia tha gjithashtu se Smith-it i ishte kërkuar të largohej nga shfaqja, por refuzoi. Megjithatë, burime të afërta me situatën i thanë ‘The Hollywood Reporter’ se Smith nuk iu kërkua zyrtarisht të largohej.

Së fundmi komediani Chris Rock ka thyer heshtjen pas shuplakës që mori nga aktori Will Smith në skenën e “Oscars” të dielën. Komediani në një show në Boston u shpreh shkurt se ende është duke e përpunuar atë që ndodhi.  Teksa Smith kërkoi falje publike, Rock ende nuk e kishte komentuar ngjarjen.