Celebrities Gossip Showbiz

Pronari përzë nga restoranti i tij Gerard Pique dhe Clara Chia, ishte fans i Shakira-s!

Që pas ndarjes nga Shakira dhe nisjes së romancës me Clara Chia, Gerard Pique dhe bukuroshja kanë qenë në qendër të vëmendjes. Pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme. Një video është publikuar në TikTok në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë. Arsyeja ishte sepse pronari ishte një fans i Shakirës dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente. Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur ka dalë nga restoranti.

Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme. Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me Clara-n.

Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes dhe ka zbuluar disa detaje. Shakira së fundmi publikoi një këngë me Bizarrap, duke synuar të ‘thumbojë’ ish-lojtarin e Barcelonës.

Ndërkohë, çifti i ri ka bërë bujë në emisione dhe revista. Megjithatë, Pique dhe Clara Chia kanë zgjedhur të heshtin. Përveç faktit që tani në rrjet komentohet gjithçka rreth tyre ka edhe diçka që askush ndoshta nuk pasur deri tani një përgjigje, si ndihen prindërit e dy protagonistëve të kësaj historie. Me kalimin e javëve dhe muajve bëhet e ditur se nëna e ish-lojtarit të Barcelonës, Montserrat Bernabeu, është veçanërisht e shkatërruar nga një situatë që ka të bëjë me nipërit e saj Sasha dhe Milan.