Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pse aktorit Keanu Reeves iu kërkua të ndryshonte emrin e tij për të qenë në Hollywood?

Keanu Reeves ka një nga emrat më origjinalë në Hollywood, megjithatë, kur ai ishte duke filluar punën, agjenti i tij nuk besonte se aktori mund të arrinte sukses me emrin e tij të lindjes. Sipas aktorit, ai nuk mendonte se emri i tij duhej të ndryshonte, por agjenti donte diçka më tërheqëse dhe me shumë gjasa më të lehtë për t’u shqiptuar për Hollywood-in e dominuar atëherë të perëndimit.

Vetë Keanu e tregoi historinë në emisionin Tonight me Jimmy Fallon.

Unë isha 20 vjeç, mora makinën time të parë, doja të bëja filma dhe shkova në Hollywood, arrita atje dhe menaxheri im më thotë: “Mirë se erdhe. Ne jemi të lumtur që ju shohim, por ne duam të ndryshojmë emrin.

@fallontonight #KeanuReeves almost changed his name to “Chuck Spadina”. #FallonFlashback ♬ original sound – FallonTonight

Aktori përmendi se ai mund të ishte Casey (Kejsi) “Por atëherë unë kisha audicione dhe ato thanë  “Casey?” Përfundimisht, u ktheva te agjentët e mi dhe u thashë: ‘Nuk mund ta ndryshoj emrin tim’.”  Keanu Reeves nuk është se e priti mirë propozimin për ndryshimin e emrit dhe sugjeroi Chuck Spadina.

Unë propozova Chuck Spadina dhe ata thanë jo. Çfarë nuk shkon me Chuck Spadina? A nuk po shkon në drejtimin që dëshironi?

Më pas ai sugjeroi një opsion tjetër, “Vazhdova të mendoja, ‘Atyre nuk u pëlqente ajo, po si Templeton Page Taylor?'”, por pas një kohe ata preferuan të mbanin emrin e tij të lindjes.