Celebrities Showbiz

Pse priti kaq gjatë për t’i propozuar Kleas?! Elgit Doda ka përgjigjen epike!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Vetëm para pak kohësh, djali i tyre Krid festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi që t’i bënte një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas. Ai u shpreh mbi propozimin se:

Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabime, por më mirë vonë sesa kurrë. E bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harraq, i harroj gjërat.

Pak ditë më parë gjithashtu dhe Klea reagoi pas surprizës së Elgitit. Në disa postime nga festa e ditëlindjes së Krid, ajo i shoqëroi me mbishkrimin:

Me dy çunat që i kanë dhënë kaq shumë dritë jetës sime. S’mund të isha më shumë e lumtur se në 2 vjetorin e dashurisë sime të përjetshme. Sa shumë festa na presin bashkë o Krid… P.S Dita që nuk shpëtoi pa një surprizë edhe për mamin.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.