Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Qepa, ‘sekreti’ i flokëve të shëndetshëm e plot shkëlqim të Cardi B!

Të gjithëve na kanë rënë në sy flokët e shëndetshëm dhe gjithë shkëlqim të reperes Cardi B dhe më në fund, ajo e ka ndarë sekretin me të gjithë. Reperja 29-vjeçare hyri në Instagram për të treguar se i lan flokët me ujin e qepëve të ziera. Ndërkaq, krahas fotos ku tregonte flokët, Cardi ka shkruar:

Në dy larjet e mia të fundit kam zier qepë dhe kam përdorur ujin për të larë flokët. Unë e bëra këtë 6 vjet më parë kur fillova ‘udhëtimin’ tim të rritjes së flokëve të shëndetshëm. U ndala sepse u bëra vërtet dembele. Është pa erë dhe vërej se po u jep shkëlqim flokëve të mi.

Ndërkaq, qepët dihet se ndihmojnë në përmirësimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar. Në përgjithësi, qepët dihet se mbështesin shëndetin e zemrës, kockave dhe zorrëve, por ka shumë më tepër avantazhe nga të cilat shumë njerëz mund të habiten. Megjithatë, nëse jeni të ndjeshëm ndaj qepëve, këshillohet që të konsultoheni me mjekun përpara se të aplikoni ndonjë nga pikat e listuara.

Rikthehemi përsëri te Cardi B. Reperja e njohur së fundmi ka shprehur se ndihet ende e traumatizuar kur kujton se një nga ish të dashurit e saj i ka vjedhur 20,000 dollarë nga paratë që fitonte si striptiste. Cardi u shpreh në podcastin “Lip Service” se:

Kur isha 20 vjeçe… e thosha kaq shumë: ‘Unë jam 20 vjeçe dhe kam 20,000 dollarë.’ Dhe kjo më bënte të habitesha sepse punova shumë për t’i fituar. Unë shkunda b*thën time shumë fort për ato para.