Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna bëhet nënë për herë të dytë!

Rihanna është bërë nënë për herë të dytë. Ylli i muzikës pop ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme dhe të bukur. Miqtë e saj të afërt kanë bërë me dije se vajza e vogël i ngjan shumë këngëtares. Rihanna dhe Asap Rocky kanë gjithashtu një djalë së bashku, i cili lindi në maj 2022. Bukuroshja i ka surprizuar të gjithë me daljet e saj për mediat, me veshje shumë të guximshme.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë Rihanna foli rreth shtatzënisë së saj të dytë dhe për mënyrën se si kjo pritje e ëmbël ndryshon nga shtatzënia e parë e këngëtares. Gjatë një interviste në tapetin e kuq në Met Gala ylli i muzikës u shpreh se:

Është shumë ndryshe nga e para. Thjesht gjithçka, nuk kam neps, shumë të përziera, gjithçka është ndryshe. Por po e shijoj. Ndiehem mirë, ndiehem energjike.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se ylli i muzikës pop ia dorëzoi Hilary Super postin e CEO-së së markës Savage X Fenty. Marka e të brendshmeve e themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja do të drejtohet nga ish-CEO i Anthropologie Group. Rihanna do të ketë ende një rol drejtues në kompani, megjithëse në një pozitë tjetër, atë të kryetarit ekzekutiv.