Celebrities Showbiz

Rita Ora dhe Taika Waititi bëjnë tatuazhe inicialet e njëri-tjetrit!

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora është duke qëndruar në Sydney me të dashurin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Rita sigurisht që po e shijon qëndrimin e qetë në Australi teksa shpesh herë është fotografuar tejet e lumtur krah partnerit të saj.

Marrëdhënia e Rita Ora-s dhe Taika Waititi është forcuar gjithmonë e më shumë që kur ata filluan të takoheshin në mars të këtij viti. Dhe duket se dyshja mund të ketë marrë një shenjë të përhershme të romancës së tyre javët e fundit, në formën e tatuazheve delikate të inicialeve të njëri-tjetrit në trup.

Ata janë duke e shijuar lidhjen e tyre në maksimum. Çdo moment ata po sigurohen që ta kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi dyshja janë duke kaluar pushimet së bashku. 31-vjeçarja dhe regjisori 46-vjeçar janë fotografuar duke e shijuar bregdetin e Sydney, Australi, ku me ta ishte edhe motra e Rita-s, Elena.

Rita u fotografua me një detaj të veçantë, një tatuazh në kyçin e këmbës së saj të majtë. Në të ishte një zemër me inicialin ‘T’. Ndërkohë, Taika-s iu dallua në ijën e tij të djathtë një tatuazh me shkronjën ‘R’. Duket se marrëdhënia e tyre është me të vërtetë serioze duke i dedikuar njëri-tjetrit të tilla tatuazhe.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se 31-vjeçarja dhe i dashuri i saj i ri t’i kalojnë Krishtlindjet në Australi. Duke folur për “Daily Mail Australia”, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe Taika do të kalojnë pesë javët e ardhshme në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarë në Bellevue Hill. Burimi u shpreh se:

Rita pret me padurim që të ketë Krishtlindje të bukura në Aussie përpara se të fillojë xhirimet e sezonit të dytë të “The Voice Australia”. Xhirimi për “The Voice: Generations” pothuajse ka përfunduar tashmë. Rita nuk ka në plan të kthehet në shtëpi për Krishtlindje dhe në vend të kësaj do të marrë pak kohë për veten këtu përpara se të rifillojnë xhirimet.