Celebrities Showbiz

Rita Ora kujton periudhën e vështirë kur mamaja e saj u përball me sëmundjen e rëndë!

Rita Ora është shfaqur shumë e emocionuar së fundmi gjatë një episodi të “The Voice of Australia”. Këngëtarja e njohur nuk mund t’i mbante dot lotët kur një prej konkurrenteve tregoi se nëna e saj është duke luftuar me kancerin prej dy vitesh dhe për Ritën kjo ishte temë shumë e ndjeshme duke qenë se dhe Vera Ora ka kaluar një vuajtje të tillë.

Rita shpjegoi se si nëna e saj Vera kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa u emocionua nga kujtimet e kohëve të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan. Ajo u shpreh se:

Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë. Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të thyhen para teje, e kuptoni çfarë dua të them? Dhe pastaj do të duhet t’i bashkosh. Nuk mundem të flas.

Rita Ora ka njoftuar së fundmi se ka adoptuar një qenushe nga një strehë e shpëtimit të kafshëve. Këngëtarja e bëri të ditur këtë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram të hënën, duke ua prezantuar fansave qenushen e saj të re të adhurueshme, të cilën ajo e përshkroi si ‘fëmija i saj’.

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën me zërin e saj dhe me talentin unik, Rita Ora ka arritur një tjetër sukses tani. Nuk bëhet fjalë për një album të ri, as për një film të ri. Suksesi i radhës i përket fushës së madhe të modës. Artistja bukuroshe ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte e thënë ndryshe gjashtë milionë euro për t’u bërë imazhi promovues i markës së famshme dhe prestigjioze “Prada”.