Showbiz

Rita Ora zemërthyer nga humbja e mikut të saj Avicii

Mbrëmjen e kaluar me hidhërim të thellë u njoftua nga publicistja e tij  largimi i parakohshëm nga jeta i Dj dhe producentit të famshëm, Tim Bergling i njohur në të gjithë botën si Avicii.

Familjarët e tij i kërkuan medias dhe publikut të respektojnë privatësinë e tyre në këto momente të vështira duke mos zbuluar arsyet e ndarjes nga jeta të 28-vjeçarit.

Megjithëse ende nuk ka një arsye konkrete për humbjen tragjike të Avicii, burime pranë tij kanë konfirmuar se prej vitesh ai vuante nga problemet me tëmthin dhe apandesitin për të cilat i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një ndër të parat e cila ka mbetur zemërthyer nga ky lajm është Rita Ora e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur trishtimin e saj. Ajo shkroi se u shkatërrua kur dëgjoi për largimin e tij nga jeta dhe se nuk ka fjalë për të përshkruar dhembjen që ndjen.

Rita dhe Avicii prej vitesh kanë qenë miq të mirë dhe bashkëpunimi i fundit i Dj ka qenë pikërisht me këngëtaren shqiptare. Projekti i fundit që ai ka realizuar është hiti i padiskutueshëm i Rita Ora-s, “Lonely Together”.

Avcii është shkëputur nga turnetë muzikore që prej 2016-ës si edhe nga prodhimi i projekteve të reja por sa i përket mikes së tij Rita Ora, ai u rikthye edhe një herë, për herë të fundit në studion e produksionit.